Lufta Rusi-Ukrainë| Shefi i NATO-s: Nuk do ndërhyjmë siç ndihmuam Kosovën

Lufta Rusi-Ukrainë| Shefi i NATO-s: Nuk do…

Në kulmin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, forcat e NATO-s priten të distancohen nga një përplasje e mundshme mes tyre. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg ka lënë të nënkuptohet se Ukraina nuk duhet të justifikohet me ndërhyrjen e NATOS-s  në Kosovë. Ai ka hedhur poshtë krahasimet që po bëhen midis dy konflikteve shtetërore.

Rusia ndërkohë ka dërguar rreth 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, që dukshëm lexohet si një përgatitje për pushtim. Qeveria e Putin po kërkon garanci që NATO të ndalë zgjerimin nga lindja si dhe të tërheqë trupat nga shtetet lindore, që kufizohen me Rusinë.

“Është ide e gabuar se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nisi me ndërhyrjen e NATO-s. NATO atje ndërhyri për të ndalur krimet në Kosovë. Në atë kohë Jugosllavia veçse ishte shpërbërë”, tha Stoltenberg para gazetarëve.

Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë, ndërhyrje që i dha fund luftës në Kosovë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit