'Luftë' kundër SIDA-s dhe mbështetje prostitucionit/ Gjykata në SHBA bllokon fondet për OJF-të e Sorosit

‘Luftë’ kundër SIDA-s dhe mbështetje prostitucionit/ Gjykata…

Miliarderi filantrop dhe ngatërrestar, Xhorxh Soros, e ka marrë goditjen e parë “nën brez” në SHBA. Jo ai direkt, por OJF-së që sponsorizohen prej projekteve të tij shumë milionëshe.

Gjykata Supreme e SHBA-ve u ka mohuar fondet federale organizatave ndërkombëtare të miliarderit George Soros, që luftojnë SIDA-n.

Gjykata u ka kërkuar organizatave të Sorosit që për të përfituar paratë federale, grupet duhet të kundërshtojnë në mënyrë të qartë prostitucionin.

Pesë gjyqtarët e mbështetur nga konservatorët, hodhën poshtë tre nga kolegët e tyre liberalë të hënën, me Brett Kavanaugh, që dha verdiktin e mazhorancës.

Aleanca për Shoqërinë e Hapur Ndërkombëtare, një degë me bazë në SHBA, e Fondacionit Soros, shpresoi të marrë fonde federale të destinuara për luftën kundër HIV-AIDS në organizatat e saj të huaja simotra.

Sidoqoftë, këto organizata nuk pranuan të zbatojnë një kërkesë të Kongresit të vitit 2003, që ato të miratojnë “një politikë që kundërshton në mënyrë të qartë prostitucionin dhe trafikimin e seksit”, të cilën Kongresi në atë kohë e përshkroi si “shkaqe shtesë të epidemisë HIV-AIDS”.

Në vitin 2013, Gjykata Supreme vendosi që kjo kërkesë politike shkelte të drejtat e Amendamentit të Parë të grupeve të financuara nga Soros.

Sidoqoftë, gjykata të hënën vendosi që anëtarëve të huaj të grupeve nuk u jepet e njëjta mbrojtje sipas Kushtetutës.

Presidenti i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Patrick Gaspard, e përshkroi vendimin kundër prostitucionit, si pjesë e “përpjekjes së qeverisë amerikane, për të imponuar axhendën e tij të dëmshme ideologjike”,

Gaspard shtoi se, “Kjo gjë komprometon luftën kundër HIV-it duke penguar dhe stigmatizuar përpjekjet për të ofruar shërbime shëndetësore”.

Por nonsensi më i madh është se, organizatat e Sorosit nga njëra anë, janë ndër përfitueset më të mëdha të fondeve federale që rrjedhin prej taksapaguesve amerikanë.

Nga ana tjetër, këto OJF edhe pse pretendojnë se sponsorizojnë projektet për luftën kundr SIDA-s, mbështesin edhe më fort projektet favorizuese për homoseksualët dhe prostitucionin.

Kjo duket se ka bindur edhe Gjykatën Supreme në SHBA që t’ua mbyllë “rrubinetitn” e parave që rridhnin prej taksapaguesve amerikanë, organizatave që çdo vit zhdukin në mënyra “të çuditshme” qindra miliona dollarë fonde./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit