‘Luftë’ mes oligarkëve të Shëndetësisë për 170 Milion! Çifti Rizaj ‘ha’ Skënder Lufin me ‘klanin e hienave’

‘Luftë’ mes oligarkëve të Shëndetësisë për 170…

“Luftë” të madhe midis oligarkëve të Shëndetësisë hapin gjithnjë tenderat e lëshuar nga Enkel Joti i QSUT. Kjo për faktin sepse e ka kthyer institucionin shtetëror që drejton dhe furnizohet nga taksat tona, në një mensë ku klientë janë biznesmenët më të fuqishëm në fushën e ilaçeve, pajisjeve mjekësore apo barnave. Këtë radhë bëhet fjalë për një tender me vlerë 187 Milionë Lekë pa Tvsh për age për pacientët të diagnostikuar me disa sëmundje shëndetësore.

Fitues i këtij tenderi është shpallur OES DISTRIMED i Orjada Jahos dhe Ermal Rizajt, një prej dysheve të “tejngopura”, por grykëse në pafundësi për të përfituar tendera shëndetësisë me manovrën e aplikuar të TRUSTIT të “Hienave të Shëndetësisë”. Nëse po vrisni mendjen se si çifti Rizaj e ka fituar edhe këtë tender ashtu si shumë të tjerë që kanë me shkelje, këtë herë kanë shpëtuar nga klasifikimi me flamur të kuq falë bashkëpunëtorëve të tyre, përfitues të përbashkët të parave publike, Biometric Albania Shpk të Artur Kadaresë dhe “Medfau” Sh.p.k i Shkëlqim Verdhës.

Këta dy operatorë, bashkëpunëtorë të Rizajve, kanë marrë pjesë në tender fiktivisht duke dhënë ofertë ekonomike me vlerë monetare 0, praktikisht duke u vetë-skualifikuar nga gara për t’ia hapur rrugën çiftit të oligarkëve për të përfituar 170 Milionëshin. Ajo që bie në sy në këtë procedurë tenderimi është fakti se ka marrë pjesë edhe MONTAL i Skënder Lufit. Ky i fundit është skualifikuar nga gara për të fituar tenderin, por ka bërë ankimim dy herë në KPP, por nuk i është pranuar duke mbetur kështu jashtë loje.

Manovrat që kanë nisur të përdorin oligarkët e shëndetësisë për të mos rënë në sy që kanë bërë shkelje nisin e sofistikohen deri në momentin që konkurrohen nga soji i tyre, të cilët i nxjerrin të palarat dhe “gjuajnë të njëjtin gjah”, që në këtë rast janë paratë e shqiptarëve. Lufta vjen e egërsohet akoma edhe më shumë, duke patur parasysh që në kohë paszgjedhore situata ekonomike është në një status të vështirë, tenderat janë më të paktë në numër dhe fitohen vetëm nga ata që ndodhen në krye të zinxhirit ushqimor, “më të fortit” e kësaj fushe.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

JOQ ALBANIA 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit