
Në ndeshjen Sierra Leone – Egjipt për kualifikueset e Botërorit 2026 në Zonën Afrikane u regjistrua një incident ku tifozët vendas tentuan të arrinin te futbollisti i Liverpool-it. Egjipti triumfoi 2-0 me dy golat e Trezeguet, ndërsa u sulmua Mohamed Salah.
Në minutën e 89-të ndeshja u ndërpre pasi tifozët vendas tentuan të sulmojnë futbollistin e Liverpool-it. U desh ndërhyrja e sigurisë në këtë moment konfliktual, teksa Salah u largua nga fusha i shoqëruar nga ushtarë dhe policë për të shmangur çdo rrezik.
Egjiptianët fituan gjashtë pikë në ndeshjet e nëntorit dhe kryesojnë tabelën në grupin A, ku përveç Sierra Leones dhe Djiboutit, bëjnë pjesë edhe Burkina Faso, Guinea-Bissau dhe Etiopia. Salah tani mund të fokusohet të luajë sërish për Liverpoolin, teksa të shtunën do të përballet me Manchester Cityn.