Luftoi krah ISIS në Siri, shqiptari dënohet me burg

Luftoi krah ISIS në Siri, shqiptari dënohet…

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg shtetasin Fidan Demolli. Mësohet se ky i fundit akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS. I akuzuari Demolli është i detyruar të paguajë 50 euro për shpenzimet e procedurës gjyqësore si dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Në seancën e 18 janarit, i akuzuari Demolli e kishte pranuar fajësinë dhe tha se ndjehet i penduar. I akuzuari Fidan Demolli në gusht të vitit 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me personin Ardian Hyseni, nga Prishtinë, përmes vendkalimit kufitar “Hani i Elezit”, kishin depërtuar në Maqedoninë e Veriut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit