Luftoi me Covid-19 për 40 ditë, humb jetën ish-ministri i Shëndetësisë

Luftoi me Covid-19 për 40 ditë, humb…

Ish-ministri grek i Shëndetësisë, Dimitris Kremastinos ka humbur jetën në moshën 78-vjeçare, pas një beteje të mundimshme me koronavirusin në Spitalin Evangelismos. Ai ishte i shtruar në spital që nga data 26 mars.

Vassilis Kikilias postoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Dimitris Kremastinos në Twitter, duke theksuar se “ai i shërbeu fushës së Shëndetit me dinjitet dhe ndjenjën e përgjegjësisë”.

Ndërsa Presidentja e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Gennimata shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit, Dimitris Kremastinos, raporton Zougla.  /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit