‘Lugina e Vdékjes’/ Termometri shënon temperaturën më të lartë globale në mbi 100 vjet

‘Lugina e Vdékjes’/ Termometri shënon temperaturën më…

Në Death Valley, në luginën e Kalifornisë Jugore ditën e djeshme termometri shënoi temperaturën 130 gradë Fahrenheit (54.4 Celsius).

Kjo ishte  temperatura më e lartë globale në më shumë se një shekull, tha Shërbimi Kombëtar i Motit të SH.B.A. Ndoshta më e larta që nga viti 1913.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Twitter shkruajti:

“Nëse regjistrimi i Shërbimit Kombëtar të Motit është i saktë, do të regjistrohet midis tre temperaturave më të larta që janë matur ndonjëherë në Luginën e Vdékjes (një luginë shkretëtirë në Kaliforninë Lindore) si dhe temperatura më e lartë ndonjëherë gjatë muajit gusht.

Temperatura në Luginën e Vdékjes arriti në 54,4 gradë Celsius, në orën 15:41.

Lugina e Vdékjes mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në planet: 56 Gradë Celsius në 1913, sipas Guinness World Records”.

/Burimi:DailyMail./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit