Luhatja e të infektuarve/ Kalo mesazh të fortë: E kanë në dorë qytetarët, po nënvlerësojnë masat

Luhatja e të infektuarve/ Kalo mesazh të…

Mjeku Tritan Kalo ka folur pas shtimit të rasteve të të infektuarve me koronavirus ditën e sotme.

Kalo deklaroi se mposhtja e Covid-19 mbetet në dorën e qytetarëve, ndërsa theksoi se rastet e konfirmuara nuk janë vatër e re infektimi por kontakte të rasteve të mëparshme.

“Hapja dhe shtimi i kontaktit në popullatë e bën të pritshme shtimin e rasteve. Nuk janë raste të vatrave të reja, por janë kontakte me të sëmurët e mëparshëm. Kjo e bën të nevojshme që të ruajmë distancën  fizike. Pra, kjo hapja dhe kjo lëvizja bën që njerëzit t’i nënvlerësojnë masat e distancimit fizik dhe kjo bën detyrimisht të shtohet numri. Kemi mbi 13 ditë që nuk kemi asnjë viktimë nga kjo sëmundje dhe këto parametra po përpiqemi t’i ruajmë. Faktori kryesor është  sjellje e qytetarëve”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Mjeku tha se shpreson që numrat të vijnë duke u ulur, por theksoi se e rëndësishme është të vetëndërgjegjësohet popullata për mbarëvajtjen e pandemisë në vendin tonë. Më tej, Kalo foli edhe për një valë të dytë të koronavirusit.

“Unë po e shpreh tek ju, nuk është hera e parë që e kam thënë . Nuk bëhet fjalë për rikthim, por rishfaqje sepse infeksioni nuk do të zhduket. Ne vjeshtë bashkë me kthimin e infeksioneve të tjera, detyrimisht një pjesë e infeksioneve do shfaqen, dhe midis tyre do të ketë të sëmurë nga COVID-19”, nënvizoi ai. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit