Luhatjet e bujqësisë/ Bie blegtoria, rritet prodhimi i perimeve

Luhatjet e bujqësisë/ Bie blegtoria, rritet prodhimi…

Sipas të dhënave zyrtare të Insitutit të Statistikave, gjatë vitit 2019 ka një tendencë në rritje të prodhimit bujqësor.

Përsa i përket prodhimit të perimeve në 2019, është rritur me 7,9% krahasuar me vitin 2018. Gjithashtu rritje ka pasur edhe prodhimi i fasules dhe patates me respektivisht 1,0% dhe 2,4% për vitin 2019, krahasuar me vitin 2018.

Prodhimi i drithërave ka rënë me 1,8% në vitin 2019 dhe gjithashtu në prodhimin e bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të gatimit, vihet re një rritje me 3,1%, krahasuar me një vit më parë.

Prodhimi i bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të gatimit në vitin 2019 arrin në 12.922 tonë. Një rritje e ndjeshme vihet re në prodhimin e luleshtrydhes me 20,0% në vitin 2019, në krahasim me 2018.

Prodhimi i agrumeve është rritur 3,0% në 2019 duke u krahasuar me vitin 2018, për shembull rrushi është rritur me 2,7% dhe prodhimi i ullirit ka pësuar rënie respektivisht me 16,4% dhe pemëve frutore 0,6%, krahasuar me një vit më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit