Luis Suarez uron Liverpool si kampionë të Premier League

Luis Suarez uron Liverpool si kampionë të…

Ish sulmuesi i Liverpool-it, Luis Suarez, ka uruar tifozët e klubit anglez dhe kapitenin Jordan Henderson pas kurorëzimit si kampionë të Premier League.

Suarez ka kujtime shumë të mira me fanellën e Liverpool, për të cilët luajti 133 ndeshje dhe shënoi 82 gola.

Pas mbarimit të ndeshjes mes Chelseat dhe Manchester Cityt (2-1), që solli dhe fitimin e titullit për “të kuqtë”, sulmuesi uruguaian në një lidhje direkte Liverpool TV, u shpreh:

“Jordan (Henderson) dhe gjithë futbollistët tjerë të Liverpool, jam shumë i lumtur për ju dhe familjet tuaja dhe gjithashtu për njerëzit që punojnë në Liverpool, për të gjithë tifozët. Shpresoj ta shijoni këtë moment sepse është e mrekullueshme për tifozët e Liverpool-it… ju jeni kampion”, tha sulmuesi i Barcelonës./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit