
Nga e gjjthë zhurma që ka shkaktuar Big Brother Vip Albania, veçanërisht konkurrenti i saj Luiz Ejlli ka magjepsur shqiptarët, aq sa harruan hallet e shtëpisë së tyre dhe dolën në protesta për të kërkuar tëmdrejtat e tij, që supozohej se po ia mohonte produksioni.
Por e lëmë pas këtë temë dhe vijmë tek deklarata shokuese e një fansi të tij. Bëhet fjalë për Gazmend Ujkashin, i cili është i deklaruar si fans i Luizit prej kohësh.
Ai pretendon se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori dhe sinrrjedhojë ka lidhje me alienët, ndërsa si personazh është marrë në studim nga jashtë.
“Ndoshta kjo do t’iu duket si konspiracion, por Luizin e kanë marrë në studim jashtë se është bërë viral. Është një dyshim se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori. Unë s’ e them kot”, tha ai në “Ftesë në 5”, ndërsa kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio.