Luiza Gega vendos tjetër rekord kombëtar, fiton vendin e parë në Itali

Luiza Gega vendos tjetër rekord kombëtar, fiton…

Atletja Luiza Gega ka arritur një tjetër rekord kombëtar. Në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” i cili u mbajt në Itali, Gega fitoi vendin e parë.

Megjithëse ishte hera e parë që Gega konkuronte në këtë kompeticion, Gega arriti të marrë sukses.

Atletja shqiptare regjistroi kohën 15:39 duke vendosur tjetër rekord kombëtar në këtë disiplinë. Kujtojmë se në gusht të këtij viti, Gega u shpall kampione Evrope në 3.000 metra me pengesa me kohën 9’11”31.

Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit