Lukaku si Ronaldo? Ja çfarë po synon “bomberi” zikaltër i Interit...

Lukaku si Ronaldo? Ja çfarë po synon…

Romelu Lukaku po synon të ngrihet shumë lart…

Njëriu që përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e sulmit zikaltër, i cilësuar nga të gjithë si një “bomber”, e tregoi edhe një herë veten përballë Genovas në “Marassi”.

Lukaku realizoi një “dopjetë” duke e dërguar në 23 numrin e golave në “Serie A”.

Shifrat e Lukakut në sezonin e tij të parë në Itali janë fantastike.

Me 15 nga golat e realizuar, ai i ka shënuar në transfertë.

Sulmuesi belg qëndron në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë, pas Immobile dhe Ronaldo.

Me dy ndeshje të tjera në dispozicion, Lukaku, tashmë shenjestron fenomenin Ronaldo, me brazilianin që arriti në kuotën e 25 golave në sezonin 1997-’98.

Për belgun ky është sezoni i tij më i mirë në karrierë.

Kjo, pasi në të gjithë turnetë me Interin ai ka realizuar 29 gola, dy më shumë se sa në sezonin 2017-’18, ku mbante të veshur fanellën e Man. United.

Shifrat e tij vetëm mund të përmirësohen deri në fund, pasi ka në dispozicion jo vetëm dy ndeshje në “Serie A” dhe “Europa League”, ku Inter kërkon ti shkojë deri në fund.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit