Luks i gjallë nga koka te këmbët| Deputetet, paradë mode në seancën plenare të ditës së sotme

Luks i gjallë nga koka te këmbët|…

Kushtet atmosferike me reshje të dendura shiu, nuk i ka penguar deputetet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të duken të bukura, të mirëmbajtura dhe të kuruara deri në detaje.

Si çdo herë, edhe këtë të enjte, ato kanë tërhequr jo pak vëmendjen e fotografëve.  Dominuese në veshjet e tyre kanë qenë ngjyrat e stinës,  kafe dhe e zeza. Me pallto të gjera, pantallona dhe me çadra në duar ato kanë treguar që dhe në ditë si kjo e sotmja mund të jenë plot stil e shije.

Deputetja që ra më shumë në sy ishte Elisa Spiropali. Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin kishte vendosur që këtë herë të guxonte pak me ngjyrat. E veshur me një bluzë të zezë dhe xhaketë të kuqë me motive, Spiropali ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen. Krehja dhe grimi i saj nuk mbetën pa komentuar gjithashtu. Për më tepër, ndiqni fotot e mëposhtme ?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit