Luksemburgu e fut në listën e zezë, kush është shqiptari i kërkuar nga Europa?

Luksemburgu e fut në listën e zezë,…

Edinjo Pultin është shqiptari i kërkuar të cilin Luksembrugu e ka futun në listën e zezë.

Autoritetet evropiane e kanë shpallur në kërkim. Ai është i dyshuar për disa krime.

Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.

Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit