Luksemburgu legalizon rritjen dhe përdorimin e kanabisit në shtëpi

Luksemburgu legalizon rritjen dhe përdorimin e kanabisit…

Të rriturit në Luksemburg do të lejohen të rrisin deri në 4 bimë kanabisi në shtëpi.

Vendimi i qeverisë i marrë sot thuhet se do të sjellë ndryshime thelbësore në qasjen e vendit ndaj përdorimit dhe kultivimit të kanabisit.

Qeveria mendon të lejojë për çdo familje që dëshiron kultivimin e katër bimëve kanabis vetëm për përdorim personal. Sipas legjislacionit, të gjithë personat mbi 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të rrisin ligjërisht deri në katër bimë për familje. raporton The Guardian.

Me këtë vendim qeveria  po mendon të lejojë edhe tregtimin e farave të kanabisit në dyqane, blerjen e tyre në internet dhe importimin nga jashtë. Luksemburgu gjithashtu po shqyrton mundësitë për ta prodhuar në vend për qëllime komerciale.

Konsumimi dhe kultivimi i kësaj lënde narkotike do të lejohet vetëm brenda katër mureve të shtëpisë. Transportimi ose konsumimi deri në tre gram kanabis nuk do të konsiderohet një vepër penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit