Luksemburgu bëhet vendi i parë që nis një testim sistematik mbarëkombëtar si pjesë e një programi të hartuar nga Task Forca e tij kundër COVID-19.
Laboratorëve Réunis Luksemburg dhe Ecolog International u është besuar nga Instituti I Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.
ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore,teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, i përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, ‘Destani’ me pronar Lazim Destanin.
Pas saj qëndron sipërmarrësi i suksesshëm Lazim Destani, i lindur në Tetovë, i cili e ngriti biznesin e vet të parë në Gjermani në 1987-tën.
Ecolog do të ngrejë në Luksemburg 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës.
Programi i siguron të gjithë popullatës mundësinë për t’u testuar për COVID-19, çka konsiderohet një ndihmë e vyer në luftën kundër pandemisë.