Lule në vend të librave, pas tragjedisë në Shkodër, nxënësit dhe mësuesit kujtojnë dy motrat Arrazi

Lule në vend të librave, pas tragjedisë…

Shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi është pushtuar nga dhimbja. Dy motratat 8 dhe 9 vjeçe humbën jetën bashkë me nënën dhe vëllain e vogël në ujërat e lumit Buna. Mungesa Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë që humbën ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy. Librat e dy motrave 9 dhe 8 vjeç u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Samra Mishaj është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin. Mishaj ashtu si prindërit e tjerë tregojnë se e kishin tejet të vështira t’ja shpjegojnë fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës. Ajo tha se e njihte Almën dhe nuk kishte kuptuar që kjo e fundi të kishte ndonjë shqetësim. Disa prindër të tjerë e kishin të pamundur për shkak të ngjarjes të rëndë të flasin për humbjen tragjike të jetës të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë ku bënin mësim edhe dy vajzat Ergesa dhe Gresa Arrazi, 9 dhe 8 vjeç. Kujtojmë se në lumin Buna vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar. Sakaq, Erdgys Arrazi ndodhet pas hekurave nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së familjes së tij. Ndërkohë që polumbarët po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe djalit të vogël 3 vjeç.

Tradhtia nga ana e Erdgysit mendohet se ka qenë shkaku kryesor i tragjedisë në Shkodër. Ndërsa motra dhe babai i Almës kanë hedhur akuza e familjarja e tyre dhunohej nga bashkëshorti fizikisht dhe psikologjikisht, akuza këto që janë hedhur poshtë nga vëllai i Erdgest Arrazit. Ai tha një ditë më parë se Alma e kishte pirë kafen e fundit me nusen e tij dhe më pas i kishte thënë se do ikte tek vëllai në Durrës, udhëtim që nuk u bë asnjëherë, pasi Alma kishte menduar fundin tragjik për të dhe fëmijët e saj të mitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit