Lulishtet 'i mbolli' me kulla betoni/ Bashkia e Tiranës, 450 mijë USD tender, ja kë do të gjelbërojë Lali...

Lulishtet ‘i mbolli’ me kulla betoni/ Bashkia…

Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për betonizimin dhe shkatërrimin e kryeqytetit dhe sidomos të hapësirave të gjelbra, në 20 vitet e fundit.

Duke filluar që nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe sot Erion Veliaj, që të tre kanë dhënë në 23 vitet e fundit të mandateve të tyre si kryebashkiakë, janë rekord Guines për leje ndërtimi.

Por rekordin e betonizimit duket se po e thyen Lali Zdromsi, ku qindra leje ndërtimi të firmosura prej tij, po e kthejnë Tiranën në qytetin më të pa banueshëm dhe më të ndotur në Europë.  

Por ndryshe nga paraardhësit e tij, Lali Zdromsi është edhe mjeshtër në kamuflimin e projekteve dhe tenderëve.

Nga njëra anë ai po betonizon me ritme të jashtëzakonshme qytetin dhe pjesën më të madhe të lulishteve, duke i bërë terrene për kulla, por nga ana tjetër gjen metoda për të treguar se po e “gjelbëron” qytetin.

Erion Veliaj, është mjeshtër i mashtrimit dhe gjen gjithmonë mënyra “origjinale” për t’u paraqitur si zyrtari që “shqetësohet” për gjelbërimin e qytetit.

Aq i aftë është sa këto ua shet edhe ndërkombëtarëve si suksese, e madje bëhet me vet-sponsorizim edhe objekt intervistash në media të huaja.

Ditët e fundit një tender me vlerë rreth 470 milionë lekë (të vjetra), i shpallur nga Bashkia e Tiranës, ka vendosur të “gjelbërojë” edhe çatitë e platformave të stacioneve të autobusëve urbanë.

Ideja, që me gjasë është e kopjuar keq nga ndonjë projekt i huaj, synon të përcillet në publik si një “risi” për mjedisin.

Por më shumë se thjesht një sajesë, ajo duket si një formë e mirë për të zhvatur edhe ca para nga buxheti i Bashkisë së Tiranës, derivat i taksapaguesve.

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, ka vendosur të shpenzojë rreth 500 mijë dollarë, të cilat më pas do t’i propogandojë si “shtim i hapësirave të gjelbra” në kryeqytet.

Tenderi i Bashkisë Tiranë

Të hënën e 29 Qershorit (një ditë më parë), Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, një strukturë në varësi të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ka shpallur tenderin.

“Rikonstruksion i lulishteve dhe mikro-hapësirave të gjelbra me shatërvanë në blloqe banimi”,është emërtimi i tenderit me fond limit rreth 470 milionë lekë (të vjetra), pa TVSH.

Projekti i Bashkisë përfshihet edhe krijimi i “strehave të gjelbra”, më konkretisht, krijimin e “mini-mini lulishteve” mbi vend-qëndrimet e pritjes së autobusëve urbanë në kryeqytet.

Si shumë projekte të tjera të Bashkisë së Tiranës, tenderi është shoqëruar edhe me pamje grafike impresionuese.

Sipas projektit të Bashkisë, qytetarët paraqiten si në një “oaz” të mrekullueshëm gjelbërimi.

Pamjet e skicave të Bashkisë, janë gati surreale në krahasim me xhunglën urbane të krijuar nga ndërtimet shumëkatëshe gjatë mandatit të Erion Veliajt.

Projekti për rikonstruksionin e mikro-hapësirave të gjelbra në Tiranë përfshin, gjithashtu, edhe rikualifikimin e lulishtes “Vëllezërit Frashëri”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo lulishte, e përuruar disa vite më parë, është përfshirë në mënyrë periodike në tenderat e “rikualifikimit”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit