Luljeta Bozo mbërrin e para në Kuvend, do të drejtojë sot seancën e parë

Luljeta Bozo mbërrin e para në Kuvend,…

Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë që do të drejtojë sot seancën e parë të Kuvendit, ka mbërritur shumë më herët në ambientet e parlamentit, ndërkohë që nuk i ka fshehur emocionet gjatë komunikimit për Fax News.

Bozo zbriti nga makina e saj për t’iu drejtuar derës së Kuvendit ndërkohë që nuk i fshehu as emicionet e ditës së parë si e zgjedhur.

‘Hera e parë të shikojmë’, tha Bozo, e cila do të njihet tashmë dhe me procedurat për drejtimin e Kuvendit.

Seanca e parë e Kuvendit për këtë legjislaturë të re do të nisë sot rreth orës 10:00 dhe do të drejtohet pikërisht nga Bozo e cila është dhe deputetja më e vjetër në moshë.
Përpara seancës në PD pritet që të bëhet një mbledhje e grupit parlamentar, e cila vjen një ditë pas përjashtimit të
Sali Berishës me vendim personal të Lulzim Bashës, ndërkohë që nga selia rozë nuk ka fare zhvillime.
Vetë Berisha pritet që të mbërrijë në Kuvend i shoqëruar dhe nga mbështetës të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit