Luljeta largohet papritur nga 'Përputhen', tregon asryen

Luljeta largohet papritur nga ‘Përputhen’, tregon asryen

Konkurrentja e “Përputhen +40”, Luljeta Nallbani ishte e ftuar së fundmi në programin ‘Abc e Pasdites’ ku pohoi për herë të parë se është larguar zyrtarisht nga ‘Përputhen’ dhe ka vendosur që të pushojë këto kohë vere.

Luljeta doli pa një partner dhe e pyetur nëse aktualisht ka një mashkull në jetën e saj ajo tha që nuk ka asnjë në zemër.

Madje pohoi se edhe Xhuzepen e takoi për respekt por nuk është për të. 

Luljeta tregoi gjithashtu se është futur në program për të kërcyer e kënduar, jo për të gjetur një burrë dhe nuk i ka bërë dikush presion apo skenar.  

“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”, tha Luljeta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit