Lulzim Basha nis fushatën elektorale, takon të rinjtë

Lulzim Basha nis fushatën elektorale, takon të…

Me një opozitë të ndarë në dysh, pa kryetar, në luftë për vulën dhe selinë, Lulzim Basha është personi më i pashqetësuar për momentin në politikën shqiptare. Ai ka ende firmën e kryetarit të PD por postin e tij e ka deleguar fillimisht te Alibeaj e tani te Gaz Bardhi ose Jorida Tabaku.

Pasi Sali Berisha i mori me dhunë zyrën, Basha nuk doli më publikisht dhe mediatikisht. Madje dhe në Parlament ai shkonte me ditë, sa për të mos u përjashtuar e sa për të marrë rrogën. Një moskokëçarje politike e cila padyshim bëri që në fund të përforconte pushtetin e Ramës dhe fuqizimin politik të Berishës dhe Metës.

Së fundmi kryedemokrati është zgjuar dhe ka nisur fushatën e tij elektorale. Takimin e parë ua ka rezervuar të rinjve, duke u folur atyre për të ardhmen, për Shqipërinë dhe për politikanët e vjetër që kanë kapur çdo pushtet. Lulzim Basha po jep leksione a thua se nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e politikës apo e pushtetit.

Ai ka falenderuar të rinjtë që bojkotuan zgjedhjet, u premtoi atyre një alternativë të re politike, hetim pasurie dhe figure për politikanët e vjetër si dhe tha se reflektimi që ka pasur me veten këto kohë i ka bërë mirë të shohi më qartë shqetësimet e shqiptarëve.

Teori dhe leksione politike që nuk të çojnë askund dhe asnjë seriozitet për të kuptuar se do të ketë përpjekje për të rrëzuar pushtetin e Ramës. Më shumë Basha duket se i gëzohet faktit se Rama do t’i dyfishojë pagën si deputet, sesa trishtohet që vendi ka mbi 10 vite pa një alternativë politike dhe një opozitë të vërtetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit