Lulzim Basha: Pse më qenkam peng i Edi Ramës unë? Trillim total!

Lulzim Basha: Pse më qenkam peng i…

Mbrëmjen e sotme kryetari i PD, i është përgjigjur akuzave publike se është peng i kryeministrit Rama. Ai e ka quajtur akuzën e deputetëve të foltores dhe ish-kryeministrit Berisha, totalisht një trillim.

“Pse më qenkam peng i Edi Ramës unë? Për çfarë më mban peng Rama? Ajo që thotë është trillim total. Po i njëjti Berishë 6 muaj më parë ka thënë diçka tjetër, më tha se më erdhi Donald Lu më tha që kam dokumente dhe dokumente ishin në faqen e DASH. Ndërkohë akuza është se Rama më mbanka peng me dosjen. Ndërkohë, 2 vite është mbajtur hetimi në prokurori dhe ka 0 fakte nga akuzat e ngritura nga një gazetë e financuar nga kundërshtarët. Dosja se unë jam peng i dosjes “Muzin” është trillim gënjeshtër. Për dy vite është vërtetuar se nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme të parash.”-u shpreh ai ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit