Lumenjtë bëjnë kërdinë më shumë se COVID-19, në një ditë 4 persona humbin jetën

Lumenjtë bëjnë kërdinë më shumë se COVID-19,…

Në një kohë pandemie, ku koronavirusi ka kapluar gjithë botën, në Shqipëri ka edhe fenomene më të frikshme.

I tillë është edhe mbytja e njerëzve në lumenj.

Vetëm ditën e sotme, 4 persona humbën jetën, pasi u mbytën në lumenj.

Për ironi të fatit, kur të gjithë e kanë vëmendjen të shtuar për t’u ruajtur nga koronavirusi, lumenjtë janë ata që bëjnë kërdinë.

Sot u shënuan 3 viktima nga koronavirusi, dhe plot 4 humbje jete nëpër lumenjtë e Shqipërisë.

Në mëngjes, një 39-vjeçar u mbyt në Bunë, teksa vetë ishte futur për të shpëtuar një adoleshent të ri.

Ky i fundit ishte futur të freskohej, ndërkohë e ëma kishte filluar të bërtiste kur pa të birin që po mbytej.

39-vjeçari, që po kalonte rastësisht aty, u fut për ta ndihmuar, por për fat të keq humbi edhe vetë jetën.

Tragjedi në Vjosë

Një person u mbyt edhe në Vjosë.

30-vjeçari Armando Begaj, kishte shkuar me dy miqtë e tij të lahej në lumë.

Në një moment, ai kishte kërkuar ndihmën e tyre, por ata mendonin se po tallej.

Babain e një vajze e mori rrjedha e lumit, dhe më pas ishte e pamundur që ta shpëtonin.

“Zi” në Drinin e Zi

Një 17-vjeçar pati një fat të keq ditën e sotme, duke e çuar në 4 numrin e viktimave në lumenj vetëm sot.

17 vjeçari me inicialet E. Z, po lundronte me kajak me miqtë e tij, por më pas ka rënë nga kajaku në një vend të quajtur Ura e Telit.

Më pas, rrjedha e lumit e ka çuar rreth 5 km më poshtë, në fshatin Selane.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit