Lumi Devoll me prurje maksimale nga reshjet, hapet porta e parë e emergjencës në kaskadën e Moglicës

Lumi Devoll me prurje maksimale nga reshjet,…

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, shoqëruar me reshje të dendura shiu që kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumenjve. Në zonën e Moglicës, prurjet në lumin Devoll kanë arritur në kuota maksimale, duke krijuar presion të shtuar në basenin e hidrocentralit.

Për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të impiantit, kaskada e HC Moglicë ka hapur portën e parë të emergjencës. Sipas burimeve nga terreni, manovra është kryer në mënyrë të kontrolluar dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara në vijim të lumit. Ekspertët e energjisë bëjnë të ditur se hapja e portës ishte një masë e domosdoshme për të shmangur mbingarkesën e rezervuarit. Ndërkohë, autoritetet vendore u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet pranë shtratit të lumit në këtë periudhë reshjesh intensive

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit