Pamjet e mbërritura në redaksi tregojnë një situatë shqetësuese në lumin Erzen, ku uji është kthyer në një masë të turbullt me ngjyrë balte, duke ngritur dyshime për ndotje dhe degradim të mjedisit.
Qytetarët shprehen të alarmuar për gjendjen e lumit, i cili dikur përbënte një burim natyror me rëndësi për zonën. Sipas tyre, pamja e tanishme është larg asaj që duhet të jetë një lumë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar shkaqet e ndotjes dhe për të marrë masa konkrete.
Ndotja e lumenjve mbetet një nga problemet më të mëdha mjedisore në vend, ndërsa raste të tilla shtojnë shqetësimin për ndikimin që mund të ketë në ekosistem, bujqësi dhe shëndetin e banorëve.
Qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të mos e neglizhojnë situatën, por të kryejnë verifikimet e nevojshme dhe të identifikojnë burimin e ndotjes, në mënyrë që Lumi Erzen të mos vazhdojë të degradohet.