Lumi i ndotur rrezikon jetën e banorëve, bashkia Krujë asnjë masë

Lumi i ndotur rrezikon jetën e banorëve,…

Në mes të qytetit të Fushë-Krujës, lumi që dikur ishte burim, sot është kthyer në një rrezik për shëndetin e banorëve. Këto të fundit dhe bizneset që ndodhen pranë lumit po përballem me ndotje ekstreme dhe erë të pakëndshme që nuk i lejon të hapin dritaret. Situatat është përkeqësuar dhe ndjesia që përshkon komunitetin është se nga çasti në çast mund të shpërthejë ndonjë epidemi.

Qytetarët i bëjnë thirrje urgjente bashkisë së Krujës me në krye Artur Bushi që të veprojnë menjëherë dhe të pastrojnë lumin nga mbeturinat. Siç shihet nga pamjet e dërguara në redaksi, lumi është mbushur plot me plehra dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve. Banorët e Fushë Krujës nuk kërkojnë asgjë më shumë përveçse zëri i tyre të dëgjohet dhe ankesat e tyre të marrin zgjidhje. Në rastin konkret duan një zonë të pastër.

“Pershendetje! Ne qytetin e Fushe Krujes ne mes te qytetit kalon lumi. Anash lumit ka familje, bisnese. Eshte bere lumi si bombe me sahat. Nga momenti ne moment  mund të shpertheje nje epidemi. Ju lutem bejeni publike kete problem qe te pastrohet. Shpetoni jete njerëzish. Ky qytet eshte permbytur disa here, tani era e rende nuk na le me hap dritaret”, shkruan banori.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit