Lush Osmani i Shpresa.al nën hetim, Rakip Suli i jep tender pa garë

Lush Osmani i Shpresa.al nën hetim, Rakip…

Brenda pak ditëve Rakip Suli ka nxjerr me një dorë afro 1.5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve. Këto para kanë shkuar për ndërtimin e rrugëve të Kamzës, po sa mirë do të ishte nëse vërtetë këto investime bëheshin për të përmirësuar jetën e banorëve të zonës. Rakip Suli nuk ka ndërmend t’u shërbejë qytetarëve por oligarkëve. Kështu ka ndodhur me dy tenderat e fundit, mjaft të dyshimtë të cilët Suli ka ofruar. Afro 630 milionë lekë të vjetra pa tvsh i ka dhënë kryebashkiaku i Kamzës Lush Osmani, pronarit të kompanisë “Shpresa.al”. Ky i fundit u shpall në kërkim në vitin 2019 për tjetërsimi të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Aktualisht biznesmeni është nën hetim, mirëpo kjo gjë nuk e ka penguar Lush Osmanin të fitojë para nga Bashkia e Kamzës. Kompania “Shpresa.al” u shpall fituese mes 23 kompanive që garuan për rikonstruksionin dhe ndërtimin e disa rrugëve. Të gjithë operatorët e tjerë u skualifikuan nga gara, duke bërë që fitues të ishte Lush Osmani. Nuk e dimë nëse SPAK i duhen më prova apo fakte për të thirrur Rakip Sulin e për t’i hedhur prangat mbi duar?!

Sikur të mos mjaftonte me kaq, kryebashkiaku i Kamzës pak ditë më parë se t’i mbushte xhepat Lush Osmanit, bëri të njëjtën gjë me Ramazan Kalian. Kompania e tij, “LIQENI VII SHA”, ka përfituar 520 milionë lekë të vjetra pa tvsh, për ndërtimin e rrugëve “28 Nëntori “+1 Maji “. Nga 12 kompani që garuan për këtë tender, të gjithë të tjerat u skualifikuan dhe bërë që Ramazan Kalia të fitonte i qetë miliona lekë. Një tjetër tender i dyshimtë i cili mendohet se ka qenë i paracaktuar për kompaninë që do të shpallet fituese.

Duket se edhe Rakip Suli është shpallur “monument, i cili ruhet nga shteti”. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet fakti që kryebashkiaku i Kamzës, i një bashkie plot me halle dhe njerëz të varfër, të vjedh kaq shumë e kaq hapur e mos t’i hyjë gjembë në këmbë. Drejtësia e re duhet të shplurosë dosjet e vjetra të cilat po zënë myk në siratrët e SPAK, për të çuar pas hekurave çdo zyrtarë të korruptuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit