Nën hètim, por Lushi i “Shpresës” vijon të marrë tendera/ Rakip Suli i jep 4 miliardë

Nën hètim, por Lushi i “Shpresës” vijon…

Pronari i kompanisë “Shpresa.al” Lush Osmani, i shpallur në tetor 2019 në kërkím polícor dhe më pas i vetëdòrëzuar, për skándalin e pronave në Kepin e Rodonit, vijon të marrë para publike, përmes kontratave me institucione të pushtetit vendor. Tenderin e fundit, Lush Osmani e ka marrë nga Bashkia e Kamzës, e drejtuar nga Rakip Suli.

Tenderi

Referuar të dhënave zyrtare në Agjencinë e Prokurimeve Publike, kompania “Shpresa-Al” SHPK e ”ARJEIL” SHPK do të arkëtojnë plotë 4 miliardë Lekë nga kontrata me objekt “ndërtim rrjeti i Ujësjellësit dhe Ndërtimi KUN (Kanalizimet e Ujërave të Zèza) në rrugët e zonat – Demokracia, Bashkim Gazidede, Frutikulturë, Shkèndíja-Shebeniku”.

Faksimile e të dhënave kryesore të tenderit

Dhjetë kompani kanë marrë pjesë në tender. Pesë kompani janë skùalífíkuar, ndërsa fituesi është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shpresa-Al” SHPK e ”ARJEIL” SHPK me ofertë 394,985,572 Lekë pa TVSH.

Parashikohet që punimet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Zall-Mner dhe rrjetit të kanalizimeve në rrugët e zonat e sipërmendura në objektin e tenderit, që ndodhen në Bathore dhe Laknas, të zgjasin 272 ditë pune – gati nëntë muaj.

Zona ku do kryhen punimet për ujësjellësin

Pronari i kompanisë fituese nèn hetím

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), “ARJEIL” SHPK është nën pronësi të Arjan Latifit. Ndërsa “Shpresa.al” zotërohet nga Lush Osmani, biznesmen aktualisht nèn hetím nga pròkuroría.

Në 25 tetor të 2019, Polícía e Durrësit shpálli në kèrkim me ùrdhèr të pròkuròrisë pronarin e kompanisë “Shpresa.al”, Lush Osmani, i dyshùar si orgánizator dhe përfítues i skemës së tjetèrsimit të 68 mijë metrave katrorë tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Osmani u shpáll në kërkím polícor si i dyshùar edhe për përfítímín e një  godine në mënyrë kòrruptíve si pjesë e një grùpi të strùktùruar krímínal. Disa javë më pas, Osmani u vetëdòrëzua në Polícínë e Durrësit. Fillimisht, pròkuròria kërkoi ízòlimin e tij, por më pas, kërkoi másën “Dètyrím paráqítje” kùndrejt garáncisë pasùrore. Gjykata e Durrësit i dha másën e sígurísë “Dètyrim paráqítje”.

Aktualisht, pronari i ‘Shpresa.al’ është nën hetím nga Pròkuroría e Durrësit për falsífíkím dokumentesh, për ndryshímin e statusit të një sipërfaqe toke. Sipas raportimeve, Osmani dyshòhet si i ímplíkuar në kthimin e një toke nga tokë bujqësore në tokë truall, përmes fálsífíkimít të dokumenteve, ku janë përfshírë edhe disa zyrtarë të shtetit. Pas një viti hetíme, polícía me ùrdhèr të  pròkuròrisë arrèstoi në tetor 2019, 18 persona për skándálin e tokave, mes të cilëve edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit, si dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm.

Kòkat e kësaj skeme u lírùan më pas nga qelía, duke marrë másën dètyrim paraqítje. Kjo másë u vendos edhe për Lush Osmanin, kùndrejt 10 milionë lekëve të vjètra si garánci pasùrore.

Që të gjithë vijòjnë betèjën me drejtèsinè, por Lush Osmani ndërkohë merr edhe para publike përmes tenderave, me anë të kompanisë së tij ‘Shpresa.al’, ku sipas QKB, zotèron 100 % të aksioneve.

Kontrata e Bashkisë Kamzë me firmat fítuese të tenderit

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit