Lushnjarja: Fallxhorja Filomena më mori 50€ për të më lexuar filxhanin

Lushnjarja: Fallxhorja Filomena më mori 50€ për…

Një denoncim për mashtrim ka mbërritur pak minuta më parë në redaksinë e JOQ nga një qytetare nga Lushnja, e cila pretendon se është bërë viktimë e një skeme mashtrimi të organizuar nga një grua që pretendonte se lexon filxhanin.

Sipas denoncueses, pasi komunikoi me gruan në fjalë, ajo u bind t’i dërgonte fallxhores 50€. Dokumentet e siguruara tregojnë se pagesa është bërë nga e reja nga fshati Babunjë i Lushnjës, drejt një personi me emrin Filomena Meta në Greqi. Shuma totale e dërguar ishte 50 euro, plus komisionet bankare.

Në bisedat e publikuara nga aplikacioni WhatsApp, mashtruesja premtonte “ndihmë” dhe fillim të menjëhershëm të “punës” pasi të përfundonte disa angazhime, por pas marrjes së parave, komunikimi u ndërpre. Denoncuesja i shkruan disa herë dhe tenton ta telefonojë, por nuk merr përgjigje.

Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi fenomenin në rritje të mashtrimeve përmes “këshillave shpirtërore” në rrjet, ku shumë persona bien pre e manipulimeve emocionale dhe financiare.

Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të denoncojnë raste të tilla për të vënë autorët para përgjegjësisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit