
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Trupi i të ndjerit është konstatuar nga familjarët e tij.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë pasi në fshatin Imësht, Lushnjë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesën e tij shtetasi R. B., 75 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale