Lushnje/ Digjet totalisht makina që transportonte punëtorët

Lushnje/ Digjet totalisht makina që transportonte punëtorët

Mëngjesin e sotëm në Lushnje, është djegur totalisht një mjet. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes. Shoferi i makinës që transportonte punëtorë çdo mëngjes, pa të dilte tym nga pjesa e motorit të mjetit.

Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina para se makina të përfshihej nga flakët, teksa në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, pasi mjeti ishte i ndezur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit