Lushnje/ Makina del nga rruga, shoferi dërgohet në spital

Lushnje/ Makina del nga rruga, shoferi dërgohet…

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në Lushnje. Mbrëmjen e 19 janarit, në fshatin Zhymë, një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i makinës, shtetasi E.A. Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit