Lushnje/ Makina futet në parakalim, përplas të moshuarën

Lushnje/ Makina futet në parakalim, përplas të…

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e saj. Ajo është identifikuar si Ganimete Musaku dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ka qenë një mjet tip “Ford”, i drejtuar nga shtetasi Igli Rama ai që ka shkaktuar aksidentin, pasi është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur gruan që ka qenë duke kaluar rrugën.

Pamje nga vendi i aksidentit ne Lushnje

Screenshot 2 16
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit