Lushnje| U përplas me një automjet, vdes 29-vjeçari me motor

Lushnje| U përplas me një automjet, vdes…

Në Kemishtaj të Lushnjës ndodhi një aksident fatal, teksa mbeti i pajetë 29 vjeçari Klinton Xharaj. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me motor, teksa është përplasur me një automjet e për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën kryesore të zonës dhe nuk ka shmangur dot përplasjen e fortë me mjetin përballë.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit