Lydia përfundoi në Filipine! Si e priti piloti Babis Anagnostopoulos zhvendosjen e të bijës

Lydia përfundoi në Filipine! Si e priti…

Piloti grek Babis Anagnostopoulos duket i habitur nga veprimi i prindërve të të ndjerës Caroline Crouch, që kanë vendosur që të nisin një jetë të re në Ishujt Filipine. Sipas informacioneve të ‘TheNeëspaper.gr’, prindërit e Caroline Crouch morën vendimin për t’u larguar nga vendi, duke dashur që mbesa e tyre 2-vjeçare të rritet në një mjedis të sigurt, larg realitetit që i kujton vrasjen e nënës nga babai i saj.

Nga ana e 34-vjeçarit, babait të vogëlushes – dhe vrasësit të Caroline Crouch – vjen reagimi i parë nëpërmjet avokatit mbrojtës, i cili ka lënë “të hapur” mundësinë që. çështja mund të zgjidhej përmes sistemit gjyqësor. Por sigurisht që nuk e priste këtë zhvillim, raporton Protothema.

Susan Crouch dhe Lydia 2-vjeçare janë nisur me avion të dielën për në Manila, ku do të qëndrojnë për pak kohë me motrën e Caroline. Familja po mendon që fëmija të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe komunikimi me prindërit e babait të dënuar të bëhet përmes Skype.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit