'Lyli kërkon të bëhemi kavie...'/ 'Shpërthen' Avokat Goxhaj ndaj deklaratës së Bashës për vaksinën e COVID-19

‘Lyli kërkon të bëhemi kavie…’/ ‘Shpërthen’ Avokat…

Përfaqësuesi i “Lëvizja për Shqipërinë”, Avokati Altin Goxhaj, denoncon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si pjesë e skenarit të pandemisë, për ta kthyer Shqipërinë në një shtet eksperimental për kavie.

I njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj vendimeve të qeverisë, për mbylljen gjatë pandeminë së koronavirusit, Goxhaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku këtë herë në shënjestër ka vendosur kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Avokat Goxhaj shkruan se, Basha me urdhër të George Soros, po kërkon që Shqipëria të përdoret si “komb kavie”, për vaksinat eksperimentale të Bill Gates.

Reagimi vjen pasi Basha i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë falas vaksinën për COVID-19.

Postimi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj në Facebook:

“LYLI I SOROS KËRKON TË BËHEMI KOMBI I PARË KAVIE PËR VAKSINAT EKSPERIMENTALE TË GATES GJOJA NË EMËR TË GRIPIT QË ASKUSH SE DI ENDE! Lajm tmerrësisht i rrezikshëm! Lyli i Soros e hoqi maskën!

Reagim nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu, një ndër bashkëthemeluesit e Koalicioni Për Shqipërinë

O OPOZITARISTA, JA KUSH ËSHTË KY KRYETARI JUAJ QË DONI QË TË ZËVENDËSOJË RAMËN:

ME URDHËR NGA SOROS DHE NË MARËVESHJE ME RAMËN PO KËRKON QË TË PËRDOREMI SI KOMB KAVIE PËR VAKSINAT EKSPERIMENTALE TË BILL GATES (gjoja për një grip që s’ka ndodhur ende por që e di ky se ja ka thënë Gjyshi Soros)

? Dhe ju e dini që Rama nuk ja bën fjalën dysh këtij!

? Cila është kjo vaksina?

? Kush e ka prodhuar?

? Kush e ka propozuar?

? Për cilin grip është pasi çdo grip ka specifikat e veta?

? Ku e di ky dhe shokët dhe shefat e tij se për çfarë gripi dhe çfarë vaksine është kjo?

? Kush tha që duhet vaksina?

? A mos është kjo vaksina eksperimentale që po kërkohet të testohet në kombe bagëtish në shitje nga klasa të ndyra politike të Establishmentit Global dhe a mos jemi të vetmit në listë se kurrkund nuk gjen plehra si këta tanët?

? Sa % përfiton familja Basha nga kjo Vaksina që do blej Edi Rama që s’ja prish Bashës asnjëherë në të tilla raste?

? A shërben gjithmonë Lyli si alibi parapërgatitje gjoja me akuza pse Rama nuk na izolon, nuk na vë maska me detyrim madje dhe në rrugë, nuk mbyll edhe ato biznese që kanë mbet pa mbyll, dhe tani pse nuk na vaksinon si kavie eksperimentale dhe pastaj Rama i zënë ngushtë është “i detyruruar” të veprojë siç po ndodh prej 6 muajsh???

O LYLZIMSA, O LULDHIMSA DHE LULQIMA! O PLEHRA QË MBANI NË KURRIZ KËTË KRYEPLEHËR! JU JENI ARMIQTË TANË PO AQ SA RILINDASIT SEPSE JENI JENIÇERËT E ARMIQVE TANË QË DUAN TË NA ZHDUKIN ME KOMB, RACË E FARË!

JO VAKSINËS SË LYLIT DHE RAMËS! JO VIRUSIT PS-PD=LSI!!! PO SHQIPËRISË!

Lulzim Basha, Kryetar i Opozitës Kuislinge po aq AntiShqiptare sa Rilindja: “Basha thirrje qeverisë pas rëndimit të situatës nga Covid-19: Të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë” “Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjienës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë.

Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira!

Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!”- shkruan Basha.

Që ta kuptoni se sa të drejtë kam shikoni kur të më bllokojnë përsëri profilin për 1 javë tjetër por unë nuk mund të rri pa e postuar se kjo është çështje jete apo vdekje për ju dhe fëmijët Tuaj!”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit