Lyon ‘mposht’ Juventusin/Capelo `leksion` Sarrit!

Lyon ‘mposht’ Juventusin/Capelo `leksion` Sarrit!

Fitorja e mbrëmshme 2-1 nuk mjaftoi që të permbysë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë me Olympique Lyon dhe kështu Juventusi mbylli dëshpërimisht ‘rrugëtimin’ që në 1/8 e finaleve, historinë e Champions League për këtë vit.

Komentet kanë qenë të shumta, por nga më të ashprit ishin ato të Fabio Capello.

Nga studio e “Sky Sport”, ai komentoi zgjedhjet e Sarrit; “tridentin” sulmues me Bernardeschi dhe rreshtoi Cuadrado si mbrojtës të majtë të plotë, në vend që ta vendoste kolumbianin në atë krah të mesfushës, më lart:

“Unë do ta vendosja Cuadrado pjesë të “tridentit” ofensiv.

E kisha lexuar Juventusin në një mënyrë tjetër. Mendova se, që nga fillimi, Cuadrado do të luante në vend të Bernardeschi. Kjo ishte një lëvizje që nuk funksionoi”, deklaroi ai.

Ish-trajneri i Juventusit foli edhe për aktivizimin e Dybala në minutën e 70-të, por që doli nga fusha në minutën e 84-t për shkak të një rikthimi të problemit muskulor.

 Sipas Capelo, rreziku me Dybala nuk duhej të merrej përsipër. Për ndeshjen e mbrëmshme, bardhezinjve,  të cilët nuk kishin në dispozicion as Douglas Costa, iu desh të aktivizonin Marco Olivieri. Capello sqaroi gjithashtu, se mungesa e elasticitetit në modulin e lojës e penalizoi Sarrin, veçanërisht në fazën finale të sezonit

“Trajneri duhet të kuptojë se çfarë ka në dorë, nuk ekziston vetëm një sistem loje. Ai duhet të jetë fleksibël.

Unë e përgëzova dikur Sarrin, sepse kishte treguar përshtatje, por më duket se në një moment të caktuar, ky guxim i mungonte.

Kjo lloj ndeshjeje nxjerr në pah cilësitë e lojtarëve. Vetëm Ronaldo ra në sy, sepse të tjerët sonte ishin në hije…”, deklaroi ashpër ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit