Një qytetar ka raportuar një incident të ndodhur në një poliklinikë në Tiranë, ku ka konstatuar parregullsi në menaxhimin e radhëve të pacientëve.
Ai thotë se disa punonjës të poliklinikës kanë lejuar futjen e personave pa radhë, duke shkaktuar pakënaqësi te pacientët që prisnin për shërbim. Ndërkohë personat e sëmurë qëndronin në radhë për orë të tëra edhe pse me tension të lartë 15.
Ai madje ka patur një konflikt verbal me një prej infermierëve i cili i ka kërkuar të fshijë një video të regjistruar në ambientet e poliklinikës në këmbim të kryerjes së një ekzaminimi mjekësor. Gjithashtu ai thotë telefoni i është marrë nga dora dhe i është ushtruar presion me kërcënime për njoftimin e policisë.
Në fund situata është zgjidhur dhe ekzaminimi mjekësor është kryer vetëm pas kërkesës për fshirjen e materialit filmik.
Por një situatë e tillë tregon realitetin me të cilin përballen shqiptarët çdo ditë dhe ky realitet është shumë larg propagandës që reklamohet në rrjetet sociale.
Denoncimi i qytetarit:
Ja dhe punonjësit e poliklinikës në Tiranë që nuk kanë sistem dhe fusin pa rradhë njerëzit. Njerëzit e sëmurë rrinë në rradhë me tension të lartë, kjo është mjekësia që duam ma thanë na i fshi vidion tani që të të bëjmë grafinë. Ma rrëmbyen telefonin nga dora. Më kërcënuan që do mernin policinë më bënë presion dhe si përfundim donin ta bënin grafinë por me kushtin që të fshija vidion