“Ma solle me vonesë sallatën”, 45 vjeçari vret gruan me vegël pune

“Ma solle me vonesë sallatën”, 45 vjeçari…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi. Mediat e huaja shkruajnë se një burrë, ka vrarë gruan e tij si dhe ka plagosur të birin.

Konflikti nisi për një arsye fare banale, për shkak të një pjate me sallatë. Sipas raportimeve, burri ishte ankuar sepse pjata e sallatës i arriti me vonesë në tavolinë, e për këtë arsye, Murli Singh, 45 vjeç, ka vrarë gruan.

Mësohet se Singh e ka vrarë gruan me një vegël pune, ndërsa i plagosur ka mbetur djali i tyre 20 vjeç, i cili hyri për të ndarë grindjen.

I riu ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa Singh është arrestuar nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit