Macja çon në urgjencën e spitalit kotelen e sëmurë

Macja çon në urgjencën e spitalit kotelen…

Fotot e një maceje me kotelen e saj të shkrepura në qyetetin e Stambollit janë bërë virale në rrjetet sociale. Macja ka çuar në spital kotelen e saj të sëmurë dhe kjo gjë ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo e ka shoqëruar tek dhoma e urgjencës dhe mjekët e gatshëm për ta ndihmuar kanë vrapuar drejt saj. Ata morën kotelen për ta vizituar ndërkohë që macja e shoqëronte çdo moment duke mos ia ndarë sytë. Mediat turke kanë shkruar se gjatë kohës kur kotelja po vizitoheshe nga mjekët, maces nënë i dhanë qumësht dhe ushqim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit