
Mijëra francezë dolën sërish në rrugë sot për të protestuar kundër reformës së propozuar të pensioneve, e cila do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62, që është aktualisht.
Në të njëjtën kohë, dhjetëra protestues pushtuan Euronext, Bursën e Parisit, duke treguar zemërimin e tyre kundër reformës së promovuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në sistemin e pensioneve.
Përpara vizitës së Emmanuel Macron në qytetin jugor francez të Ganges, policia largoi protestuesit që mbanin tenxhere dhe tigane, duke i bërë një pritje të ashpër presidentit francez. Sipas raporteve franceze, në disa raste, policia konfiskoi enët e gatimit, raportojnë mediat e huaja.
Kohët e fundit, tenxheret dhe tiganët kanë zënë vendin e tyre në protestat në Francë, duke ngjallur imazhe të protestave kundër masave shtrënguese në Argjentinë.
“Vezë dhe tigan, unë i përdor në gatim”, tha Macron ndërsa filloi vizitën e tij në Francën jugore, ku disa protestues hodhën vezë dhe patate ndaj presidentit francez.
“Tanxheret nuk do ta ndihmojnë Francën të përparojë”, tha dje presidenti Macron nga Alsace. Figurat e opozitës franceze kanë kritikuar ndalimin e përdorimit të enëve të gatimit në demonstrata.