Macron: Terroristët që goditën Rusinë u përpoqën të sulmonin Francën

Macron: Terroristët që goditën Rusinë u përpoqën…

Presidenti Emmanuel Macron në një deklaratë për mediat tha se personat e armatosur që vranë 137 persona në një sallë koncertesh jashtë Moskës kanë tentuar të sulmojnë Francën gjatë muajve të fundit, por përpjekjet e tyre kanë dështuar.

“Ky grup u përpoq gjithashtu të kryente disa veprime në tokën tonë”

Kjo shpjegon pse qeveria franceze të dielën rriti alarmin e sigurisë së vendit në nivelin më të lartë, thanë Macron dhe kryeministri Gabriel Attal. Më shumë ushtarë do të vihen në gatishmëri dhe do të jenë gati për të patrulluar vende të ndjeshme, përfshirë shkollat.

Rusia, e cila ka kundërshtuar pohimet e Shteteve të Bashkuara se ishte grupi terrorist ISIS ai që orkestroi të shtënat masive në Moskë, vazhdon të bëjë përgjegjëse Ukrainën.

“Ky sulm u mor përsipër nga Shteti Islamik,” tha Macron, “dhe informacioni i disponueshëm për ne, për shërbimet tona (të inteligjencës) si dhe për partnerët tanë kryesorë, tregon në të vërtetë se ishte një ent i Shtetit Islamik që nxiti dhe kryente nga ky sulm.

Sipas Macron Franca është goditur nga një seri sulmesh terroriste gjatë dekadës së fundit, më e keqja prej të cilave, në vitin 2015, kishte në shënjestër sallën e koncerteve Bataclan dhe kafenetë dhe baret në Paris – të cilat disa parizianë thanë se i ndihmuan ata të kuptonin pse siguria tani do të forcohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit