Macron tha se NATO mund të dërgojë trupa në Ukrainë, Moska: Konflikti i pashmangshëm

Macron tha se NATO mund të dërgojë…

Presidenti Francës Emanuel Macron gjatë një mbledhje të mbajtur një ditë më parë me liderët e Evropës në Paris, teksa foli për konfliktin Rusi-Ukrainë nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në frontin e konfliktit.

Macron tha se do të bëjmë gjithçka që Rusia mos ta fitojë luftën, teksa u shtoi se aleatët ranë dakord të rrisin përpjekjet për të dërguar më shumë municione në Kiev.

Të gjitha këto deklarata të bëra para gazetarëve kanë hasur në kundërpërgjigjen e Moskës, ku zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi se konflikti mes Rusisë dhe NATO-s do të bëhet i pashmangshëm nëse liderët e BE-së dërgojnë trupa në mbështetje të Ukrainës.

Vetë fakti i diskutimit të mundësisë së dërgimit të kontigjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, u tha gazetarëve Peskov kur u pyet për deklaratën e Macron.

Teksa u pyet se cilat do të ishin pasojat e kësaj përplasje, përfaqësuesi i Rusisë tha: “Në atë rast, ne do të na duhet të flasim jo për probabilitetin, por për pashmangshmërinë e një konflikti të drejtpërdrejtë”.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë të saj, teksa shkatërrimet kanë qenë të shumta si në dëme materiale dhe humane!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit