
Gjatë ditëve të fundit Izraeli ka bërë një fushatë bombardimesh mbi Gaza dhe janë me mijëra civilët e vrarë nga bombardimet e Izraelit. Kjo gjë ka bërë bujë në mediat më të mëdha botërore dhe për këtë liderat e Bashkimit Europian kanë filluar të shqetësohen.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dhënë një intervistë për median Angleze BBC dhe ka shprehur shqetësimin për bombardimet e kryera nga Izraeli mbi civilët në Gaza.
“Izraeli duhet të ndalojë bombardimin e Gazës dhe vrasjen e civilëve. Foshnja, gra dhe të moshuar janë bombarduar dhe vrarë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë.” – tha Macron.
Nga ana tjetër Macron ka dënuar veprimet e grupit Hamas dhe i ka njohur të drejtën për vetëmbrojtje Izraelit.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar për deklaratat e Macron duke thënë që liderqat botërorë duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin.
“Këto krime që Hamasi po kryhen sot në Gaza do të kryhen nesër në Paris, New York dhe kudo tjetër në botë.” – deklaroi Netanyahu.
Washingtoni zyrtar ndërkohë ka refuzuar të mbështesë thirrjet për armëpushim të plotë por në vend të kësaj ka mbështetur lejimin e ndihmave humanitare për civilët në Gaza.
Macron ka deklaruar se shpreson se liderat e tjerë do ti bashkohen thirrjes së tij për të ndaluar bombardimet e Izraelit mbi civilët në Gaza.