“Made in Albania”, uji i tualetit del si shatërvan te kolaudimi në Fushë-Prezë

“Made in Albania”, uji i tualetit del…

Një video ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ngre shqetësimin për një situatë të pazakontë të konstatuar në ambientet e kolaudimit të makinave në Fushë-Prezë.

Në pamje duket se uji që duhet të shkarkohet nga tualeti nuk përfundon aty ku duhet, por del përmes çarjeve të strukturës, duke krijuar një “shatërvan” të improvizuar në ambientet e kolaudimit.

Një tjetër rast “Made in Albania”, ndërsa pamjet tregojnë qartë problemin me sistemin e shkarkimit.

Një situatë që ngre pikëpyetje për kushtet dhe mirëmbajtjen e ambienteve ku qytetarët shkojnë çdo ditë për të kryer kolaudimin e automjeteve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit