“Mafia italiane ka kolonizuar Shqipërinë"/ Organizatat kriminale bashkëpunojnë me shqiptarët e lidhur me politikanë duke pastruar miliona”

“Mafia italiane ka kolonizuar Shqipërinë”/ Organizatat kriminale…

Organizatat kriminale shqiptare kanë pushtuar tregun e heroinës dhe kokainës në Itali, duke u kthyer në një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë në vendin fqinj.

Sipas mediave italiane, marrëdhëniet midis mafias italiane dhe shqiptare janë në zhvillim dhe tashmë “Toka e Shqiponjave” është kolonizuar pjesërisht nga mafia italiane. Mafia italiane dhe ajo shqiptare kanë rritur bashkëpunimin e tyre dhe ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht tani që në Shqipëri priten zhvillime të mëdha ekonomike.

Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në të adhmen do të jetë një mundësi e shkëlqyer investimi për të dy mafiat. Roli dominues i krimit shqiptar në trafikun e drogës në Itali ka krijuar lidhje gjithnjë e më intensive midis dy organizatave kriminale, jo vetëm në tregun e drogës.

Në Itali, niveli i rrezikut kriminal të mafias shqiptare i vendos ata në vendin e parë midis mafiave të huaja, të ndjekura më pas nga ajo nigeriane, kinez, ruse, rumune dhe bullgare.

Në frontin e trafikut të drogës, shqiptarët tani janë një garanci si furnizues të lëndëve të para, ashtu si korrier dhe tregtarë të drogës, pasi janë vendosur në vende të ndryshme evropiane dhe kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantë të drogës në çdo pjesë të globit.

Gjithashtu, pozicioni gjeografik i Shqipërisë i ka ofruar atyre një lidhje të drejtpërdrejtë me Italinë, prandaj, për këtë arsye, krimi i organizuar italian ka shumë biznese të përbashkëta me atë shqiptar.

Të gjithë këta faktorë të marrë së bashku kanë zhvilluar aftësitë kriminale të shqiptarëve në tregtinë ndërkombëtare të drogës.

Sot ata kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta me të gjitha organizatat mafioze italiane. Për arsye logjistike mafia shqiptare ka krijuar një marrëdhënie të mirë me mafian apuliane dhe me Ndranghetën.

Mafia italiane mund të hyjë pa u shqetësuar në Shqipëri pasi tani është e orientuar drejt tregut dhe sjell shuma të mëdha parash për t’u pastruar të cilat janë të përshtatshme për ekonominë shqiptare.

Në të ardhme Shqipëria do të jetë një vend me potencial të konsiderueshëm të zhvillimit ekonomik. Si pasojë, mafia italiane është tashëm të gatshme të përfitojnë nga çdo sektor i shfrytëzueshëm ekonomikisht. Qeveria shqiptare do të duhet të përgatisë masat e nevojshme kundër inflirtimit të krimit të organizuar italian nëse nuk dëshiron të ndihmojë pasivisht dhe më pas t’i nënshtrohet fuqisë së tyre të pakufishme.

Qeveria shqiptare gjithashtu do të duhet të fillojë të luftojë seriozisht mafien e saj dhe pastaj të fillojë të mendojë për ata që vijnë përtej kufirit. Shqipërisë do t’i duhet të zbatojmë ndryshime serioze në kodin penal dhe procedurën penale për të forcuar masat shtypëse kundër anëtarëve të organizatave mafioze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit