Mafia përzuri kryebashkiakun e Elbasanit nga zyrat, Bashkia do ndërtohet nën 33 000 m2 kulla

Mafia përzuri kryebashkiakun e Elbasanit nga zyrat,…

Pazari me bablokun, i ka “qepur” gojën dyshes opozitare Basha-Kryemadhi, ndaj po heshtin përballë këtij krimi qeveritar, për zhdukjen e 10 mijë m2 park i gjelbëruar dhe 5000 m2 zonë arkeologjike në qendër të qytetit; nën maskën e gjoja ndërtimit të Bashkisë së re me PPP, por në fakt ka nisur të ndërtohet kompleks kullash, prej mafies politikanë-oligarkë-trafikantë të 3 bandave partiake, emërtuar “Elbasan Central Palace” (ECP)

Mafia e betonit dhe kullave, ka nxjerrë zvarrë nga zyrat e Bashkisë Kryetarin Gladian Llatja dhe 220 vartës të tij, duke i degdisur në një hangar të përshtatur si zyra, për shkak se objekti dhe territori i gjelbëruar rrotull Bashkisë, do pushtohet nga kullat 14-17 kate.

Edhe pse Bashkia Elbasan, nuk po jep asnjë informacion për këtë projekt mafioz që ka nisur, lajmin e ka konfirmuar me mburrje në “FB”, Tefik Kaziu, pronari i firmës “Diel shpk”; pas logos së të cilës, janë fshehur investitorët politikanë, qeveritarë e trafikantë… shefa të tij.

Në datën 13 nëntor 2020, ndërtuesi i përzgjedhur prej grupit mafioz, ka bërë këtë njoftim: – “Në qendër të Elbasanit, filluan punimet për ndërtimin e Bashkisë Elbasan dhe të pallateve “ECP” (Elbasan Central Palace), me sipërfaqe totale ndërtimi 33.000 m2 dhe me afat 3 vjet.”

Sipas kontratës pa vendim të Këshillit, që kryebashkiaku Gledian Llatja e ka firmosur nën dajak të fortësh, pas një darke “miqësore” peng-marrjeje në Pogradec, rezulton se i ka dhuruar privatit 33 mijë m2 truall lulishte, brenda të cilës gjendet 5000 m2 zonë arkeologjike “Kategoria A”.

Rruspat dhe skrepët e firmës “Diel shpk”, kanë zhdukur gjithçka, madje dhe Bazilikat e zbuluara gjatë gërmimeve; të cilat kanë përfunduar në landfillin e Elbasanit, me dijeni e leje të Ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe Institutit të monumenteve.

Edhe me këtë projekt kullash, që po pushtojnë qendrën muzeale dhe epiqendrën e qytetit Elbasan; Edi Rama veproi si me projektin e kullave “Fusha”, mbi truallin e Teatrit në Tiranë.

Kjo sipërfaqe trualli (lulishte e zonë arkeologjike), iu dhurua qëllimisht si pazar ndërtuesve privatë; me justifikimin për ndërtimin falas të godinës së Bashkisë Elbasan, sikur gjoja qeveria nuk ka fonde ta ndërtojë objektin e bashkisë.

Pesë pyetje, në adresim të SPAK sot, dhe BKH, kur të nis punën:

  1. Cilët janë firmat faktike që kanë filluar të derdhin beton e të ngrenë kulla 14-17 kate në qendër të Elbasanit, maskuar pas logos së firmës hije “Diel Shpk”?
  2. Cilët janë bosët politikë, qeveritarë e trafikantë qendror dhe lokalë; që bashkërisht, po pastrojnë miliona Euro korrupsion e trafiqe, duke i investuar në ndërtimin këtyre kullave?
  3. Nga e kanë burimin faktik, financimet e këtyre kullave, me vlerë ndërtimi sa 10 buxhete vjetore të Bashkisë Elbasan?
  4. Kush urdhëroi të grabitet e dhurohet 33 000 m2 truall; lulishte për të cilën 3 vite më parë, janë harxhuar 3.7 milionë Euro investim?
  5. Kush udhëroi të shkatërrohet, zhduken e groposen në kulla, 5000 m2 zonë arkelogjike.

FAKT/ Përballë këtij krimi të Ramës, po heshtin dhe krerët e PD-LSI; veçse jo pa motiv, por sepse projekti i kullave në qendër të Elbasanit, është miratuar me Vendim nr. 14 datë 13.01.2009 të KRRT, firmosur nga Sali Berisha, me afat nisje punimesh në vitin 2010.

Mirëpo pas lidhjes në pushtet, nuk ranë dakord me Ilir Metën për ndarjen e pjesëve të kullave; dhe projekti mbeti i bllokuar, ndërsa në vitin 2019, u rifreskua nga Edi Rama, duke ndërtuar falas me PPP dhe godinën e Bashkisë Elbasan, në këmbim të 33 000 m2 truall, dhuratë për privatin (për bandën e vetë).

Burimi: Pamfleti
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit