Mafia shqiptare e goditur në Belgjikë organizoi vrasjen e Arjan Spahiut

Mafia shqiptare e goditur në Belgjikë organizoi…

Hetuesit belgë për atentatin e Spahiut zbarkuan edhe në qytetin e Elbasanit, ku kanë marrë edhe dëshminë e 4 personave.

Sutoritetet belge, në atë kohë morën edhe dëshminë e Erjon Alibejt, i cili ndodhet në burg, si dhe 3 të afërmve të tjerë të Spahiut. Hetuesit belgë, kanë takuar të cilët zbarkuan në Elbasan në muajin maj takuan edhe përfaqësues të grupit të hetimit në vendin tonë që po hetojnë vrasjet që kanë ndodhur në 3 vitet e fundit në Elbasan, ku viktima kanë mbetur anëtarë të familjes Alibej. Ndërkohë, sipas asaj që përfaqësues të autoriteteve belge kanë komunikuar me grupet hetimore në vendin tonë, ata besojnë se vrasja është pasojë e përplasjes së grupeve kriminale të drogës, përplasje tashmë janë kthyer në hakmarrje, ku prej vitit, 2018 nga kjo përplasje kanë humbur jetën 12 persona.

Për këtë autoritetet belge vrasjen e Spahiut rreth 9 muaj më parë e lidhin si një varg hakmarrjesh ndaj kësaj familjeje, dhe një prej informacioneve që është kërkuar lidhet me hetimet që po kryhen në Shqipëri për vrasjet dhe kundërshtarët e kësaj familjeje. Pas marrjes së dëshmive dhe mbledhjes së materialeve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së Spahiut, hetuesit belgë u kthyen në Bruksel, duke goditur dy ditë më parë goditën edhe grupin kriminal. 38-vjeçari, Arjan Spahiu, banues në Elbasan u ekzekutua më 27 nëntor të 2020 me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin “Edmond Machtens”, pranë lagjes se njohur Molenbeek.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit