Magazina e Çelës pa leje ndërtimi, sistemi i IMT Lushnje nuk punon prej 1 viti

Magazina e Çelës pa leje ndërtimi, sistemi…

Pasditen e të premtes, 1 mars, në Lushnje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që la pas dy viktima dhe 7 të plagosur. Magazina ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të deputetit të PS Bujar Çelës i cili dhe ai mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit. 

Personat që humbën jetën janë identifikuar si Elidion dhe Roland Hoxha babë e bir, të cilët kishin ditën e p[arë të punës në atë magazinë. Pas ngjarjes, mësohet se për ndërtimet në magazinën e Çelës nuk ishte në dijeni asnjë institucion lokal.

Robert Kola me detyrë drejtues në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, shpjegon se nuk ka pasur dijeni për ndërtimet deri në momentin e ngjarjes. Ndër të tjera ai ka thënë se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.

Pranë IMT në Lushnjë thonë se asnjë leje që jep bashkia prej një viti e gjysmë nuk u kalon në sistem për shkak të defektit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit